Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

VIDEO/ Morata nuk e dinte që kishte shënuar, momenti kur i tregojnë shokët bëhet viral në rrjet

VIDEO/ Morata nuk e dinte që kishte shënuar, momenti kur i tregojnë shokët bëhet viral në rrjet

20:10, 30/12/2022

Atletiko e Madridit mposhti mbrëmjen e djeshme Elçenë me rezultatin 2-0. Goli i dytë i bardhekuqve ka marrë një vëmendje të gjerë dhe kjo për shkak të Alvaro Moratës. Sulmuesi i skuadrës madrilene godet nga brenda zone por njëri prej kundërshtarëve ndërhyn për ta devijuar. Morata mendoi se topi do të dilte jashtë dhe nisi të simulonte për të përfituar një penallti. Megjithatë ndodh ajo që as ai vetë nuk e besonte.

30-vjeçari sheh tifozët dhe shokët e skuadrës të festojnë dhe çohet menjëherë në këmbë për t’ju bashkuar gëzimit të tyre. Topi i gjuajtur fillimisht nga këmbët e tij u ndal në rrjetë, por vetë Morata nuk ishte në dijeni të një fakti të tillë. Madje ka pyetur me mosbesim shokët e ekipit nëse ishte ai autori i golit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco