Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS

Vajza e Peles publikon foton prekëse nga spitali: Edhe një natë bashkë

Vajza e Peles publikon foton prekëse nga spitali: Edhe një natë bashkë

12:27, 24/12/2022

Vajza e Peles, Kely Nascimento publikoi një foto të trishtë nga spitali ku babai i saj dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave po lufton me jetën.

Pele prej kohësh po luftonte me tumorin e zorrës së trashë dhe u shtrua në spital më 29 nëntor dhe u vendos në repartin e kujdesit paliativ, ku i lehtësoheshin dhimbjet dhe i lehtësohej frymëmarrja.

Së fundmi u raportua se Pele po ndihej më mirë, por informacionet e fundit që vijnë nga Brazili thonë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Spitali njoftoi se sëmundja e 82-vjeçarit po përparon dhe se ai ka nevojë për kujdes të mëtejshëm për të shmangur problemet me veshkat dhe zemrën.

Image

Vajza e Pele, Kely ka postuar një foto prekëse në Instagram, ku shfaqet legjenda i shtrirë në krevatin e spitalit dhe vajzat e tij nuk e lënë kurrë vetëm.

"Gjithmonë bashkë, duke luftuar dhe duke shpresuar. Ka kaluar një natë tjetër", ka shkruar Kely në rrjetet sociale teksa përqafon babanë e saj.

Kujtojmë se Pele ishte lider i një prej skuadrave më të mira braziliane në histori, me të cilin fitoi Kupën e Botës tri herë - në 1958, 1962 dhe 1970.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco