Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

'Futboll, sa shumë të desha', Blaise Matuidi i thotë lamtumirë futbollit

'Futboll, sa shumë të desha', Blaise Matuidi i thotë lamtumirë futbollit

12:04, 24/12/2022

Blaise Matuidi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar fundin e karrierës së tij si futbollist profesionist.

I kurorëzuar kampion bote në vitin 2018, kulmi i një karriere si askush tjetër, mesfushori që ka luajtur në karrierën e tij për Troyes , Saint-Etienne, PSG , Juventus dhe Inter Miami, klubi i tij i fundit, ka mbajtur veshur edhe fanellën e Francës në 84 ndeshje për të cilët ka shënuar 9 gola.

“Futboll, të kam dashur shumë, më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të them stop. Realizova ëndrrat si fëmijë dhe si i rritur. Me emocione, por me krenari e kthej këtë faqe! Faleminderit”, shkroi pesë herë kampioni i Francës dhe tre herë kampioni i Italisë në rrjetet sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco