Claudio Ranieri rikthehet pas 31 vitesh aty ku e nisi

Claudio Ranieri rikthehet pas 31 vitesh aty ku e nisi

21:05, 23/12/2022

Claudio Ranieri “në shtëpi”. Trajneri veteran italian ka arritur një marrëveshje me Cagliarin për një vit e gjysmë dhe do të zërë vendin e të shkarkuarit Liverani.

Trajneri roman e ka nisur karrierën në stol pikërisht në Sardenjë, ku kaloi tri vite fantastike mes 1988 dhe 1991 me dy ngjitje, nga Seria C në Serie A.

Marrëveshja është zyrtarizuar edhe nga klubi sard. Ndeshja e radhës e Cagliarit është caktuar për të hënën, më 26 dhjetor, në orën 15:00, kundër Cosenzas.

Përvoja e fundit e Ranierit ishte në stolin e Watfordit dhe përfundoi thuajse një vit më parë (janar 2022).

71-vjeçari ka drejtuar afër 20 ekipe gjatë karrierës së tij si trajner.

Arritja më e madhe është pa dyshim fitimi i Premier League-s me Leiceterin në vitin 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco