VIDEO/ Momenti kur Leo Messi mbërrin në shtëpinë e tij në Rosario

VIDEO/ Momenti kur Leo Messi mbërrin në shtëpinë e tij në Rosario

08:37, 21/12/2022

Të paktën 5 milionë  argjentinas  dolën dje në rrugët e  Buenos Aires  për të  festuar  me  kampionët e botës.

Messi dhe skuadra e tij panë që një komb i tërë u rrëzua në këmbët e tyre dhe i falënderuan ndërsa realizuan një ëndërr prej dekadash.  

Për Lionel Messin, apoteoza në Argjentinë ka qenë gjithmonë e veçantë, pasi fitorja e Kupës së Botës tani e ka ngritur atë edhe më shumë te njerëzit e Argjentinës, pasi ai u dha atyre trofeun e artë të cilën nuk e kishin që nga viti 1986. 

Pak kilometra jashtë Buenos Aires është Rosario, zona ku lindi dhe u rrit superylli Lionel Messi, ku ai adhurohet si Zot edhe më shumë se në pjesën tjetër të vendit. 

Ndaj, kuptohet, në momentin që ai tentoi të afrohej dje në shtëpinë e tij, pas festimeve në kryeqytet, turma e bëri thuajse të pamundur shkëputjen duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij.

Gruaja e tij Antonella ishte në timon ndërsa Leo shikonte i habitur teksa njerëzit festonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco