Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Interi arrin marrëveshjen me një tjetër sponsor, zikaltrit firmosin me Ebay

Interi arrin marrëveshjen me një tjetër sponsor, zikaltrit firmosin me Ebay

22:46, 19/12/2022

 

Interi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Ebay, i cili do të jetë sponsori më i i ri i klubit. Palët kanë arritur një marrëveshje dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit shtesë.

Marka do të stampohet në mëngët e fanellave zikaltër, si për ndeshjet e Serie A ashtu edhe për ndeshjet e Champions League. Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe ekipi i femrave.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, Ebay do t’i paguajë Interit një shumë prej rreth 5 milionë euro në sezon. Të tjera të ardhura të rëndësishme këto për arkën e klubit zikaltër që prej vitesh po has vështirësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco