Humbën penalltitë në finalen e Botërorit, Coman dhe Tchouameni bien pre e thirrjeve raciste

Humbën penalltitë në finalen e Botërorit, Coman dhe Tchouameni bien pre e thirrjeve raciste

22:18, 19/12/2022

Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni ishin dy lojtarët që luajtën rolin kryesor në humbjen e Francën në finalen e Kupës së Botës përballë Argjentinës. Të dy lojtarët francezë humbën penalltitë e tyre duke i dhënë edhe favorin amerikano-latinëve për të shkuar më pas drejt suksesit.

Megjithatë, pas penalltive të humbura, një ngjarje aspak e këndëshme nuk ka ndodhur me të dy lojtarët. Si Coman ashtu edhe Tchouameni kanë rënë pre e ofendimeve me bazë racore në profilin e tyre në rrjetet sociale për shkak të penalltive të humbura.

Një histori e përsëritur kjo, pasi edhe në finalen e Euro2020 mes Italisë dhe Anglisë, ranë preh e thirrjeve raciste Saka dhe Rashford. Të dy këta lojtarë humbën gjithashtu penalltitë respektive në finale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco