Konfirmohet nga presidenti i PSG-së, ja kur do të nisin bisedimet për kontratën e re me Messin

Konfirmohet nga presidenti i PSG-së, ja kur do të nisin bisedimet për kontratën e re me Messin

18:37, 19/12/2022

Lionel Messi nuk do të mendojë për asgjë tjetër përveç festimit pasi të të rikthehet në Argjentinë, duke mbajtur në krahë trofeun e Kupës së Botës.

Megjithatë, sapo të kthehet në Paris, ai do të përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Duke folur pas finales së Kupës së Botës, presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, shpjegoi se palët do të diskutojnë rreth të ardhmes.

“Nuk dua të them asgjë për Leon, ne kemi një marrëveshje për të biseduar pas Kupës së Botës”, tha ai për “Sport”.

Mbetet të shihet nëse mes palëve do të arrihet ndonjë marrëveshje për rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e Messit me parisienët skadon në verën e vitit të ardhshëm.

35-vjeçari ka qenë i lidhur vazhdimisht me një rikthim të mundshëm te Barcelona dhe me një transferim te klubi i David Beckhamit, Inter Miami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco