Superliga/ Një penallti vendos fatin e sfidës Laçi-Erzeni

Superliga/ Një penallti vendos fatin e sfidës Laçi-Erzeni

15:03, 15/12/2022

Laçi nuk fal asgjë në shtëpi, me kurbinasit që triumfuan minimalisht 1-0 përballë Erzenit në ndeshjen e parë të javës së 14-të.

Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, por vendasit u treguan më të mobilizuar për të marrë suksesin e plotë dhe për të siguruar fitoren e dytë radhazi.

Të besuarit e Gentian Mezanit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë falë një penalltie të përkthyer në gol nga Ujka në minutën e 48-të.

Pjesa e dytë solli më shumë emocione, pasi kurbinasit kërkuan golin e sigurisë, ndërsa shijakasit kërkuan me ngulm të evitonin disfatën.

Vendasit shënuan me Shkurtajn, por për një prekje të topit me dorë goli u anulua, ndërsa Erzeni dominoi gjithçka në 15 minutat e fundit duke i shkuar pranë golit në disa momente.

Kurbinasit menduan vetëm për mbrojtjen dhe i dhuruan shumë hapësira kundërshtarit, me shijakasit që nuk kishin saktësinë e duhur përpara portës së Dajsinanit.

Në fund asgjë nuk ndryshoi dhe Laçi mori maksimumin, duke shkuan në kuotën e 20-të pikëve në vendin e 5-të, një pikë më pak se shijakasit të cilët qëndrojnë në vendin e 4-t me 20-të pikë.

Kjo ishte humbja e tretë për Erzenin në këtë sezon dhe e para pas 5 takimeve radhazi, ndërsa Laçi në krahun tjetër jo vetëm rikthehet në pjesën e sipërme të renditjes, por edhe i kthen reston shijakasve për atë disfatë në fazën e parë me të njëjtin rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco