Barcelona synon transferimin e dyshes së Manchester Cityt

Barcelona synon transferimin e dyshes së Manchester Cityt

10:43, 15/12/2022

Barcelona vazhdon të jetë e përfolur për transferimin e futbollistëve të ndryshëm, pavarësisht problemeve financiare.

Sipas asaj që raporton "Manchester Evening News", Barcelona është duke parë për të përforcuar mesfushën me dy veteranë të Manchester Cityt.

Xavi dëshiron që të këtë mesfushë me përvojë dhe këta dy futbollistë që ai dëshiron janë Ilkay Gundogan dhe Bernardo Silva, të dy futbollistë të cilët kanë arritur në fund të kontratave të tyre me skuadrën kampion të Anglisë.

Të dy futbollistët lidhen shumë me një largim nga klubi dhe gjigantët spanjollë do të shikojnë mundësinë të nënshkruajnë më ta gjatë verës së ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco