Vajza e Kobe Bryant merr urdhër mbrojtje, jeta e saj në rrezik

Vajza e Kobe Bryant merr urdhër mbrojtje, jeta e saj në rrezik

09:06, 15/12/2022

Natalia Bryant, vajza e Kobe e Vanessa, ka marrë mbrojtje ligjore, pasi e njëjta thotë se është në rrezik jeta e saj.

Ditën e djeshme në gjykatë ka dhënë dëshmi duke pretenduar se 32 vjeçari Dwayne Kemp po e ndjek atë.

Natalia mori pjesë në seancë dhe dëshmoi se ajo nuk e njeh Kemp, por është e tmerruar nga ajo që ai është në gjendje të bëjë dhe frikësohet në çdo moment se ai mund t’i shfaqet.

Ajo i quajti veprimet e tij “shqetësuese” dhe pretendoi se në një moment ai kontaktoi edhe punëtoren ku kryen shërbimet themelore, duke i ofruar të paguante për shërbimet që Natalia kishte kryer.

Avokati i Natalias, Nick Sanchez , i thotë TMZ se gjyqtari ishte i bindur se Kemp ishte mjaft i rrezikshëm dhe ndaj tij është bërë një urdhër ndalimi 3-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco