Ndryshon orari i derbit, ja kur luhet sfida Partizani-Tirana

Ndryshon orari i derbit, ja kur luhet sfida Partizani-Tirana

12:28, 14/12/2022

Tirana dhe Partizani do ta mbyllin këtë vit kalendarik të “Abissnet Superiore” me derbin e kryeqytetit, të programuar për ditën e mërkurë më 21 dhjetor. Megjithatë, për këtë përballje do të ketë një ndryshim orari pasi nuk do të startojë në orën 19:00.

Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet po më datën 21 dhjetor, por do të startojë prej orës 20:00. Partizani dhe Tirana do të përplasin brirët në një duel që luhet në kuadër të javës së 15-të të “Abissnet Superiore”.

Do të jetë një ndeshje  mjaft emocionuese dhe e luftuar duke marrë parasysh edhe objektivat që po luftojnë të dyja kampet. Sfida e parë përfundoi me fitoren 2-0 të Tiranës, sfidë që u luajt në “Air Albania”.

E Mërkurë 21.12.2022

13:00 Kukësi-Laçi

20:00 Tirana-Partizani

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco