Fjalët e Modric pas humbjes me Argjentinën habitën të gjithë

Fjalët e Modric pas humbjes me Argjentinën habitën të gjithë

09:56, 14/12/2022

Kombëtarja e Kroacisë i dha lamtumirën turneut pasi humbi 3-0 nga Argjentina në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022. 

Pas ndeshjes, ylli kroat Luka Modric ‘ia hodhi topin arbitrit’ të ndeshjes italianit Daniele Orsato.

Modric tha në një deklaratë:

"Më falni, ne menduam të luanim një tjetër finale të Kupës së Botës, por nuk do të ndodhë. Nuk flas për gjyqtarët, por ky ishte një nga më të këqijtë. Nuk po flas vetëm për sot, ishte një katastrofë e plotë. Penalltia ishte padyshim një moment kyç, por vendimi ishte i gabuar. Është e qartë se ajo ndryshoi shumë lojën gjithashtu. Çfarë ndodhi, ne nuk mund ta ndryshojmë atë, urime Argjentinës." 

 Këto fjalë të Modric, i cili përgjithësisht nuk komenton për arbitrat, habitën tifozët e futbollit.

Ndërsa përsa i përket “Pleshtit’ Modric u shpreh: "Urime për Messin. I uroj fat në finale. Ai po kalon një turne të jashtëzakonshëm dhe tregon madhështinë e tij",

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco