Trajneri kroat: Manaj është golashënuesi tipik, por u dëmtua sërish!

Trajneri kroat: Manaj është golashënuesi tipik, por u dëmtua sërish!

11:29, 13/12/2022

Dita e dielë riktheu në fushën e lojës Rey Manaj. Sulmuesi që aktivizohet me Watford në Championship-in anglez, mungonte prej muajit gusht si pasojë e një dëmtimi në gju, teksa trajneri Slaven Bilic vendosi ta aktivizonte lushnjarin në minutën e 71-të në ndeshjen kundër Hull City.

Me rezultatin e ndeshjes të “mbërthyer” në shifrat 0-0, tekniku kroat shpresoi te cilësitë e lojtarit të kombëtares shqiptare, mirëpo Manaj jo vetëm që nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës, por pësoi një tërheqje duke detyruar trajnerin ta zëvendësonte në fundin e sfidës që u mbyll në barazim. Pas ndeshjes, trajneri Bilic vlerësoi 25-vjeçarin duke u shprehur se ai është golashënues tipik, mirëpo theksoi se tashmë Manaj duhet të ndalej sërish.

“Manaj është nga ato lojtarë që mund të konsiderohen si golashënues tipik, në lojë ai është i interesuar vetëm për të shënuar gola. Goli është gjithçka i intereson dhe në fakt ky është edhe plani ynë që Manaj të shënoj sa më shumë. Por, duhet të ndalet sërish pasi pësoi një tërheqje”, u shpreh Bilic.

Kujtojmë se Manaj u transferua nga Barcelona në Angli tek Watford në merkaton e verës, mirëpo aventura e sulmuesit deri më tani ka qenë tejet e penalizuar nga dëmtimet të cilat e kanë lejuar të aktivizohet në vetëm gjashtë ndeshje dhe të shënojë një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco