Doli në mbrojtje të grave në Iran, futbollisti dënohet me vdekje

Doli në mbrojtje të grave në Iran, futbollisti dënohet me vdekje

10:45, 13/12/2022

Një lajm ka tronditur botën e futbollit sot. Media FIFPRO ka raportuar se futbollisti iranian Amir Nasr-Azadani do të përballet me një dënim me vdekje në vendin e tij.

Ai u arrestua pasi doli në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të grave në Iran. Mbrojtësi anësor ka luajtur për ekpin Traktor Sazit (ndërmjet sezoneve 2016/17 dhe 2018/19).

Këtë të hënë, një mundës Majid Reza Rahnavard, u var pasi u dënua me vdekje në një gjyq të padrejtë. Ai u akuzua për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë. Është rasti i dytë i ekzekutimit publik.

Në Iran kanë shpërthyer protestat, të cilat janë parë edhe në Kupën e Botës, pas vdekjes së Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua për keqpërdorimin e shamisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco