Pyetja e gazetarit egjiptian zemëron trajnerin e Kroacisë, Dalic braktis konferencën

Pyetja e gazetarit egjiptian zemëron trajnerin e Kroacisë, Dalic braktis konferencën

10:13, 13/12/2022

Kombëtarja e Kroacisë po përgatitet për një tjetër ndeshje historike në Botëror të martën në orën 20:00 ndaj Argjentinës.

Kroatët duan të luajnë në finale të Kampionatit Botëror për të dytën herë radhazi, ndërsa para ndeshjes u drejtua para mediave trajneri Zlatko Dalić.

Zlatko Dalić mbajti një konferencë për media një ditë para ndeshjes por në fund u shqetësua nga pyetja e gazetarit egjiptian. 

Ky i fundit siç duket nuk ishte shumë entuziast për mënyrën e lojës së Kroacisë dhe i kërkoi Dalicit të komentonte stilin e ekipit të tij duke shtuar se Kroacia luan futboll të mërzitshëm, pyetje të cilës Dalić u përgjigj vrazhdë.

“Ne luajmë për rezultatin dhe jemi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. E gjithë historia është atje”, tha Dalić, duke e mbyllur konferencën në atë moment.

Gjatë konferencës ai foli dhe për suksesin e ekipit të tij për ndeshjen kundër Argjentinës.

“Ne hymë në mesin e katër skuadrave më të mira në botë dhe ky është një sukses i madh për Kroacinë. Është një gjë e madhe. Ne duam të fitojmë. Ne po luajmë kundër një Argjentine të madhe të udhëhequr nga Lionel Messi. Ka më shumë presion mbi ta. Ne e dimë se si luajnë ata dhe drejtimin që duan të marrin lojën. Unë jam optimist dhe besoj te lojtarët. Ata treguan cilësi dhe karakter. Pa këtë, ne nuk do të kishim arritur në gjysmëfinale. Nuk do të përshtatemi me kundërshtarin, do të bëjmë lojën tonë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco