Ish-pronari i Crystal Palace injoron Kane: Marrin 300.000 paund në javë vetëm për ta shënuar atë gol

Ish-pronari i Crystal Palace injoron Kane: Marrin 300.000 paund në javë vetëm për ta shënuar atë gol

10:10, 13/12/2022

Simon Jordan është një biznesmen i famshëm anglez që dikur, në vitin 2000-2010 ishte në krye të Crystal Palace. Së fundmi, Jordan është rikthyer aktiv në mediat britanike teksa ka shpërthyer kundër Harry Kane për penalltinë e humbur në çerekfinalen kundër Francës, një episod, që rezultoi vendimtar në eliminimin e britanikëve.

Simon theksoi se Kane duhej të kishte shënuar me çdo kusht ndërsa shtoi se lojtarët paguhen deri në 300.000 paund në javë për të dërguar topin në fundin e rrjetës.

“Kane është një lojtar i ndeshjeve të mëdha, por mendimi im i parë ishte si ai u mbërthye nga presioni. Këta djem paguhen deri në 300.000 paund në javë për të shënuar, ajo është e gjithë puna e tyre.

Dhe, unë mendoj se Kane duhej të kishte shënuar me patjetër, të godiste fortë, të dërgonte topin dhe portierin Lloris në rrjetë. Kane e humbi duelin psikologjik me Lloris dhe tani ja ku jemi duke folur për të”, u shpreh Simon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco