Ibrahimovic: Milanit i mungon Ibra dhe Ibrës i mungon skuadra

Ibrahimovic: Milanit i mungon Ibra dhe Ibrës i mungon skuadra

09:52, 13/12/2022

Zlatan Ibrahimovic po pret me padurim të kthehet në dispozicion të Milanit të tij dhe Stefano Piolit, por ai flet me pjekurinë e dikujt që e di se nuk mund të vrapojë shumë:

"Unë po ndjek protokollin tim të rikuperimit dhe unë po bëhem më mirë çdo ditë - tha sulmuesi suedez në një intervistë ekskluzive për SportMediaset - Milanit i mungon Ibra dhe Ibrës i mungon skuadra. Të jesh në fushë është një gjë krejtësisht tjetër: adrenalina, turma, aroma e bari, duelet, ndjesia e gjallë në fushë... Kjo është ajo që më mungon”.

Është e vështirë për dikë si Zlatan të qëndrojë jashtë për kaq gjatë, por tek ai ekziston vetëdija se t'i japësh trupit kohën e tij është e vetmja mënyrë për t'u rikthyer në majë:

"Kur ndalon, është e pamundur t'i gjesh të gjitha ato ndjesi diku tjetër, që siç e kam thene shumë herë edhe ato janë të vështira për t'u shpjeguar. Megjithatë kur u operova mendova se rikthimi do te ishte akoma më i kënaqshëm dhe akoma me i bukur. Për momentin kështu që ju duhet vetem durim ".

Sapo të jetë gati, qasja e tij nuk do të ndryshojë dhe roli i tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes do të mbetet ai i liderit, shembull për lojtarët e rinj:

"Sfida është të bësh gjithmonë më shumë, nuk jam kurrë i kënaqur. Natyrisht gjithçka është ndryshe nga dikur. Dhjetë vjet më parë egoja ime ishte më e madhe se gjithçka, sot me përvojën, moshën dhe pjekurinë gjërat janë ndryshe. Kur u ktheva në Milano isha më i madhi nga të gjithë. Nuk erdha për të mësuar, por për të dhënë. Për të përmirësuar ekipin kolektivisht dhe individualisht."


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco