Trajneri Çela jep dorëheqjen pas humbjes së Kastriotit: Vendim personal

Trajneri Çela jep dorëheqjen pas humbjes së Kastriotit: Vendim personal

22:38, 12/12/2022

Emiliano Çela nuk është ma trajneri i Kastriotit. Vendimin e ka dhënë vetë trajneri pas humbjes 4-0 ndaj Tiranës, duke shpjeguar se ia ka paraqitur dorëheqjen e pakthyeshme drejtuesve.

“Nuk dua të ndaloj shumë te ndeshja. Ajo patjetër është përgjegjësia ime kryesore për humbjen e sotme. Por nuk do hyj shumë në analizë të thellë taktike të ndeshjes. Po vij me njoftim të rëndësishëm për mua, jam takuar edhe me lojtarët dhe me drejtuesit e klubit, kam dhënë dorëheqjen time për arsye personale të miat.

Ky është vendim që nuk vjen emocionalisht nga ndeshja e sotme. E thashë edhe pak më parë se është përgjegjësi maksimale e imja për këtë ndeshje. Kjo është diçka që e kam menduar për një kohë të mjaftueshme. U bë thuajse një vit që kam punuar te ky ekip, sinqerisht kam vetëm falënderime maksimale për të gjithë. Për presidentin që mori guximin e më bëri trajner në kategorinë më të mirë të futbollit shqiptar, falënderime për drejtorin që më ka qëndruar shumë afër, stafin, Bekim Kulin dhe lojtarët aq shumë të përkushtuar dhe punëtorë. Më vjen shumë keq. E theksoj që është për arsye personale. Patjetër është pa kthim pas. I uroj suksese ekipit, është një grup i mirë, i mirëstërvitur dhe mirëpunuar. Kushdo të vijë do të bëjë mirë me këta çuna, me këtë klub, janë shumë korrektë. Kam edhe unë emocionet e mia. Faleminderit dhe të gjithë të mirat edhe juve”, tha ai për “Oversport” pas sfidës duke mos pranuar pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco