Armando Broja i dëmtuar,  sulmuesi i kombëtares këput ligamentin!

Armando Broja i dëmtuar, sulmuesi i kombëtares këput ligamentin!

22:03, 12/12/2022

Pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Aston Villës ditën e diel, 21-vjeçari shqiptar u detyrua të dilte me barelë nga fusha e lojës pasi pësoi një dëmtim në gju, që u duk se ishte shumë serioz, aq sa sulmuesi u dëgjua të bërtiste me të madhe nga dhimbjet.

Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapsëm.

Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë. Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco