Fenomeni i thur elozhe Mbappe: Më kujton veten, di t’i “vjedhë” kohën kundërshtarit!

Fenomeni i thur elozhe Mbappe: Më kujton veten, di t’i “vjedhë” kohën kundërshtarit!

20:27, 12/12/2022

 

Kylian Mbappe është deri në këtë pikë, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës teksa regjistron pesë gola me fanellën e Francës duke qenë së bashku me Olivier Giroud lideri i “gjelave”. Misioni i radhës për Mbappe me shokë është gjysmëfinalja e së mërkurës ndaj Marokut, teksa 23-vjeçari synon të shtojë edhe një tjetër Botëror në koleksionin e tij të trofeve.

Së fundmi, elozhet për sulmuesin e PSG vijnë edhe nga një legjendë si Ronaldo Fenomeni. Me eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës, duket se tashmë Fenomeni bën tifozllëk për Mbappe ndërsa thekson se lëvizjet e francezit në fushë, i kujtojnë veten.

“Mund të flas pa fund për shpejtësinë dhe kualitetin që zotëron Kylian Mbappe. Është shumë i mirë dhe ndonjëherë me lëvizjet e tij në fushë më kujton veten time. Ai e di shumë si të vendosë në funksion aftësitë e tij dhe si të shfaqet më shpejtë se kundërshtari. Falë kësaj, Mbappe ia del të shënojë shumë gola, por edhe të asistojë”, u shpreh Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco