Me kokën ulur dhe valixhe në dorë, ja si u largua Kristiano Ronaldo nga Katari

Me kokën ulur dhe valixhe në dorë, ja si u largua Kristiano Ronaldo nga Katari

20:16, 12/12/2022

Eliminimi i Portugalisë nga Maroku në çerekfinale ishte një ndër suprizat më të mëdha të këtij Botërori. “Luzitanët” u mundën 0-1 nga marokenët, teksa futbollisti më i prekur ishte kapiteni Kristiano Ronaldo.

Kristiano u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës, por në pamundësi për të ndryshuar rezultatin. Pas humbjes ai ka shpërthyer në lot dhe është larguar menjeherë nga stadiumi për në dhomat e zhveshjes.

Një tjetër video e tij po qarkullon në media. Pasi i tha “mirupafshim” kompeticionit, CR7 është kthyer në Portugali së bashku me Xheorxhinën dhe fëmijët. “Luzitani” shihet i veshur me një kostum sportive dhe gjatë gjithë kohës mban kokën ulur.

Rikujtojmë që ky është Botërori i fundit që Ronaldo luan me kombëtaren, dhe nuk mund të kishte një lamtumirë më të hidhur se kaq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco