Ronaldo 'hedh kripë' mbi plagën e Juventusit, portugezi kërkon 20 milionë eurot nga të cilat hoqi dorë publikisht

Ronaldo 'hedh kripë' mbi plagën e Juventusit, portugezi kërkon 20 milionë eurot nga të cilat hoqi dorë publikisht

14:27, 04/12/2022

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit t'i paguajë 20 milionë euro, nga të cilat kishte hequr dorë publikisht gjatë pandemisë së koronavirusit, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Në vitin 2020, lojtarët e Juventusit njoftuan publikisht se po hiqnin dorë nga një pjesë e pagave të tyre për të ndihmuar klubin të kapërcejë krizën e shkaktuar nga pandemia.

Megjithatë, media italiane raporton se drejtuesit e Juventusit kanë rënë dakord fshehurazi me ta për pagesën e plotë, të cilën nuk do ta raportonin në federatë dhe as do ta tregojnë në raportet financiare.

Pikërisht kjo ishte pjesë e hetimit që këtë javë rezultoi me dorëheqjen e gjithë drejtuesve të Juventusit me në krye presidentin Andrea Agnelli.

Hetimi u zhvillua për një kohë të gjatë dhe kur pa se anija e Juventusit po fundosej dhe se do të zbulohej keqpërdorimi financiar, më 4 nëntor, Ronaldo përmes avokatit të tij i kërkoi Juventusit t'i paguante 19.9 milionë eurot që i kishte borxh, duke hedhur kështu më shumë kripë në plagët e drejtuesve dhe tifozëve të klubit torinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco