SYRI TV/ ‘Çfarë turpi!’ - Mediat masakrojnë Gjermaninë, shtypi gjerman nuk fal: 'Zbritje në ferr'

14:31, 02/12/2022

Eliminimi i Gjermanisë nga Botërori bën zhurmë në shtëpinë e tyre. Shtypi gjerman nuk fal dhe shënjestron trajnerin, lojtarët dhe federatën gjermane. Bild e konsideron “Një turp” ose “Fundi i një epoke”. “Süddeutsche Zeitung” kërkon  shkrirjen e këtij ekipi dhe rithemelimin e Gjermanisë para Europianit 2024, që do të luhet në Gjermani.

Nga SYRI TV

Kampione bote në 2014-ën, më pas dy katastrofa në 2018-ën në Rusi dhe në Katar këtë vit: Gjermania duhet të rithemelohet!

Për shtypin gjerman “koha nuk pret. Duhet bërë shpejt, përpara Kampionatit Europian, që do ta presim në shtëpi në vitin 2024”, nënvizon revista sportive gjermane Kiker, e cila flet për një “Nacionalmanshaft”, që “po bëhet ekip i vogël”.

Eliminimi i Kombëtares së Flik në fazën e grupeve po bën shumë zhurmë. Tashmë është vënë në shenjestrën e gazetave gjermane.

“Ky është një tjetër dështimi i tmerrshëm dhe të gjithë janë fajtorë, duke filluar nga trajneri Flik dhe duke arritur lojtarët më të rëndësishëm, duke kaluar përmes, te Drejtori i Përgjithshëm Bierhoff dhe te Presidenti i Federatës, Nojendorf,” shkruan "Süddeutsche Zeitung", e cila e përkufizon Botërorin “një makth dimri, që kujtohet për një kohë të gjatë”.

Për gazetën “Kreiszeitung", ai i Federatës dhe ekipit “është një dështim total dhe eliminimi i parakohshëm është pasoja logjike”.

Flitet për një "kombëtare të madhe, që u rrënua, pasi arriti kulmin e saj në vitin 2014, kur u korrën frytet e një pune të nisur pothuajse një dekadë më parë me Jurgen Klinsman dhe Joakim Lëv. Nga triumfi në Botërorin e Brazilit nisi një dishezë e ngadaltë, por e pandreqshme drejt ferrit dhe ne ende nuk mund ta shohim dritën në fund të tunelit”.

Bild flet edhe për "fundin e një kombi të madh futbollistik. Është shkruar një nga faqet më të këqija të futbollit tonë dhe për të gjetur fajtorët nuk duhet të shkohet shumë larg, thjesht shiko te Federata, trajneri dhe lojtarët. 1 dhjetori 2022 shënon fundin e një epoke të një kombëtareje të madhe dhe krenare.

"4 herë kampion bote, 3 herë kampionë Europe, janë kohë të shkuara. Realiteti thotë eliminim në fazën e grupeve në Botërorin 2018, eliminim në 1/8-at e Europianit 2021 dhe eliminim tani sërish në grupet në Botërorit”.

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco