Publikohet radiografia e rrëqethëse e kafkës së lojtarit saudit pas përplasjes me portierin

Publikohet radiografia e rrëqethëse e kafkës së lojtarit saudit pas përplasjes me portierin

10:54, 24/11/2022

Yasser Al Shahrani do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës pasi pësoi një dëmtim të rëndë në përballjen e Arabisë Saudite me Argjentinën.

Lojtari u përplas me portierin e skuadrës së tij, Al Owais, dhe mbeti i shtrirë në fushë për disa minuta përpara se të largohej me barelë.

Më pas, mbrojtësi 30-vjeçar është dërguar në spital për t'iu nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij .

Radiografia e marrë nga mjekët tregon problemin e rëndë, i cili e tregon lojtarin e Arabisë Saudite të humbas pjesën tjetër të turneut.

X-ray u publikua në Twitter nga llogaria zyrtare e Kupës së Botës për Arabinë Saudite e cila shkruan:

''Yasser Al Shahrani ka pësuar një thyerje të nofullës dhe kockave të fytyrës. Yasser ka nevojë për një operacion të shpejtë për shkak të gjakderdhjes së brendshme. Kurora e Arabisë Saudite, ka dhënë urdhër që futbollisti të niser me avioni privat në Gjermani për trajtim.''

ImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco