VIDEO/ Japonezët nuk impresionuan vetëm me fitoren ndaj Gjermanisë

VIDEO/ Japonezët nuk impresionuan vetëm me fitoren ndaj Gjermanisë

09:00, 24/11/2022

Pas fitores historike ndaj Gjermanisë, katër herë kampion bote, japonezët ‘lëmuan' dhomën e zhveshjes në stadiumin Khalifa.

Fotot e shpërndara në mediat sociale treguan dyshemetë të fshira, mbeturinat e renditura në grumbuj të rregullt dhe madje edhe dritaret e mbetura të hapura për ajrosje në dhomën e zhveshjes së Japonisë pas fitores së tyre 2-1.

Lojtarët dhe stafi i Japonisë lanë gjithashtu mjellmat e Origami dhe një shënim falënderimi në japonisht dhe arabisht.

Image

Por jo vetëm kaq tifozët japonezë lanë gojëhapur arabët duke pastruar vendet e tyre që në ndeshjen e parë të turneut, atë të Katarit ndaj Ekuadorit. 

Pra, ishte një përfundim i paramenduar që ata do ta bënin këtë edhe në ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Gjermanisë, pavarësisht entuziazmit për fitoren e madhe, duke dhënë mësim për të gjithë kombet e tyre.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco