Giroud barazon rekordin e legjendës franceze Thierry Henry

Giroud barazon rekordin e legjendës franceze Thierry Henry

22:34, 22/11/2022

Është momenti i Olivier Giroud. Sulmuesi i Milanit barazon legjendën Thierry Henry, sa i përket golave të shënuar me përfaqësuesen franceze.

Giroud zhvilloi ndeshjen numër 115 dhe shkoi në kuotën e 51-të golave, aq sa Henry i cili i ka shënuar në 123 ndeshje, pra ai mund të quhet zyrtarisht numri një, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi.

36-vjeçari po kalon një moment fantastik, por edhe historik, pasi sulmuesi gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndaj Australisë në ndeshjen e parë të Grupit D.

Kjo ishte hera e dytë që ai shënon në një Kupë Bote, pasi më parë kishte shënuar në edicionin e vitit 2014 në Brazil, me Giroud që realizonte ndaj Zvicrës më 20 qershor 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco