Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Rikthimi i bujshëm i Ronaldos, ja ku pritet të transferohet ylli portugez

Rikthimi i bujshëm i Ronaldos, ja ku pritet të transferohet ylli portugez

22:32, 22/11/2022

Cristiano Ronaldo i dha fund eksperiencës së dytë te Manchester United pas një sezoni e gjysmë, teksa mbrëmjen e sotme “djajtë e kuq” komunikuan marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës 6 muaj para afatit.

Marrëdhëniet mes palëve ishin të tensionuara prej javësh, teksa menjëherë pas ndërprerjes së kampionatit, ylli portugez shpërtheu ndaj drejtuesve të klubit dhe trajnerit Ten Haag, të cilët i akuzoi për mungesë respekti.

Pikërisht kjo intervistë ishte edhe pika që derdhi kupën, duke bërë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për divorcin, që ndryshe nga ai i herës së parë, këtë herë nuk vjen aspak në mënyrë miqësore.

E ndërkohë që Ronaldo është përqendruar maksimalisht te botërori i Katarit, ku ka objektiva të mëdha me Portugalinë, për të ardhmen e tij po kujdeset menaxheri Jorge Mendes, që po punon për ta dërguar në një tjetër klub të madh.

Sipas mediave portugeze, gjasat janë që Ronaldo të bëjë një tjetër rikthim të bujshëm, këtë herë në Madrit, pasi siç deklaroi pak ditë më parë, largimi nga Reali ka qenë gabimi më i madh i jetës së tij.

Mendes ka telefonuar Perez dhe i ka ofruar Ronaldon, ndërsa nga ana tjetër bosi madrilen do të ishte i gatshëm ta rikthente sulmuesin, aq më tepër tani që vjen me parametra zero dhe me një pagë më të ulët se ajo që fitonte kur vendosi të largohej. Arsye të tjera që e shtyjnë Perez të rikthejë Ronaldon, janë edhe dështimi për të marrë Mbappe, si dhe dëmtimet e shpeshta të Karim Benzema këtë sezon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco