Ronaldo njoftoi tërheqjen nga futbolli në rast të një skenari të pabesueshëm pas Kupës së Botës

Ronaldo njoftoi tërheqjen nga futbolli në rast të një skenari të pabesueshëm pas Kupës së Botës

20:23, 18/11/2022

Intervista që Cristiano Ronaldo i ka dhënë Piers Morgan zbulon pjesërisht shumë fakte interesante për portugezin dhe kësaj radhe asi i Manchester United ka zbuluar edhe mundësinë e pabesueshme për t'i dhënë lamtumirën menjëherë pas Botërorit.

Kur Morgan e pyeti për një finale të mundshme kundër Argjentinës dhe rivalit me Lionel Messin, Ronaldo tha hapur se do të tërhiqej në rast triumfi.

"Do të ishte shumë mirë! Nëse kjo ndodh, do të them lamtumirë menjëherë! Njëqind përqind...", tha Ronaldo.

Ndryshe, Ronaldo 37-vjeçar ka deklaruar më herët në këtë intervistë se ka në plan të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Portugalia në ndeshjen më të mirë do të luajë në grup me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut dhe nuk ka dyshim se përveç skuadrave të sipërpërmendura janë favoritët më të mëdhenj për të kaluar në fazën eliminatore.

Ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit do ta luajë Portugalia kundër Ganës më 24 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco