VIDEO/ Futbollisti feston me shokët grumbullimin në Katar

VIDEO/ Futbollisti feston me shokët grumbullimin në Katar

17:31, 11/11/2022

Iliman Ndiaye debutoi me kombëtaren e Senegalit në muajin qershor, ndërsa sot mori ftesën për të garuar me kampionët e Afrikës në “Katar 2022”.

Mesfushori ofensiv po paraqitet shumë mirë me Sheffield United në Championship.

Ekipi renditet në vendin e tretë dhe po garon për t’u rikthyer në elitë, ndërsa 22-vjeçari numëron 9 gola dhe 2 asiste deri në këtë fazë të sezonit.

Sheffield ka publikuar në rrjetet sociale një video emocionuese.

Ndiaye po pret me ankth listën e trajnerit Aliou Cisse, teksa të emocionuar shfaqen edhe shokët e skuadrës.

Në momentin që shqiptohet emri i lojtarit ofensiv shpërthen festa në dhomat e zhveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco