Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

FOTO/ 'Homoseksualiteti, problem mendor', ultrasit e Lazios mbështesin ambasadorin

FOTO/ 'Homoseksualiteti, problem mendor', ultrasit e Lazios mbështesin ambasadorin

09:58, 11/11/2022

“Homoseksualiteti është i ndaluar në Katar, sepse është një problem mendor“, deklaroi tri ditë më parë Khalid Salman, ambasadori i Katarit për Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në shtetin aziatik në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debate të shumta, teksa është përshëndetur nga ultrasit e Lazios, të njohur për qëndrimet e tyre ultra të djathta. Tifozët e ekipit italian shpalosën një banderolë të madhe në mbështetje të Salman.

“Khalid Salman, ultrasit e Lazios janë me ty”, lexohet në mesazhin e popullit bardhekaltër mbrëmjen e djeshme, kur ekipi i Sarrit fitoi 1-0 ndaj Monzës dhe tani ndan vendin e dytë në Serie A bashkë me kampionët e Milanit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco