Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Erling Haaland: Mund të zgjidhja Anglinë nëse babai im…

Erling Haaland: Mund të zgjidhja Anglinë nëse babai im…

08:56, 11/11/2022

Fillimi i sezonit të Erling Haalandit në Premier League është pak të thuash mbresëlënës: 23 gola në 17 paraqitje në ligë dhe kupa, mjaftueshëm për të qenë në “pole” në garën për Këpucën e Artë. Ndoshta askush nuk do të mund ta ndalë gjigantin nordik për të thyer rekordet e të gjitha kohërave në Premier League. Më e mira nuk ka ardhur ende për Erling Haalandin.

Qendërsulmuesi i Manchester City-t, i intervistuar ekskluzivisht nga “GOAL” për rubrikën ‘Box to Box’, foli për marrëdhënien e tij me mbrojtjen kundërshtare dhe frikën që mund t’u fuste atyre që i dalin përpara.

“Nuk e di. Duhet të pyesni ata. Ndoshta do të thonë që s’më kanë frikë, ndoshta do të thonë po!”

I lindur në Leeds ndërsa babai i tij, Alfie, luante në Premier League, Haaland mund të zgjidhte të përfaqësonte Anglinë, por vendosi të ndiqte gjurmët e babait të tij dhe të luante për Norvegjinë, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij.

“Kam jetuar këtu për tre vjet e gjysmë apo katër, por kam qenë në Norvegji për aq kohë sa ishte e natyrshme për mua të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Nëse babai im do të kishte luajtur më gjatë në Angli, nuk e di se si do të kishte shkuar, ndoshta do të isha anglez. Por unë jam norvegjez dhe jam krenar për këtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco