Serie A/ Lazio kalon Monzën dhe merr vendin e dytë

Serie A/ Lazio kalon Monzën dhe merr vendin e dytë

22:46, 10/11/2022

Lazio e Maurizio Sarrit, arriti një tjetër fitore të vyer në kampionat, teksa mposhti Monzën me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në Serinë A italiane.

Titullar në duelin e sotëm ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, që bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë provuan të surprizonin në minutën e 13-të me Pentanjën, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në startin e fragmentin të dytë, trajneri Sarri aktivizoi Romeron, i cili do të ishte dhe njeriu që do të vendoste sfidën në minutën e 69-të, me golin e shënuar pas asistit të Pedros.

Me këtë fitore Lazio parakaloi Milanin, duke u ngjitur në vendin e dytë me 30 pikë.

Kryeqytetasit kanë golavarazh më të mirë se milanistët. Ndërkohë sfidën e radhës Lazio do e luajë të dielën e 13 nëntorit ndaj Juventusit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco