Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Sekretarja e FIFA-s: Do bëjmë mrekulli që Mane të luajë në Botëror

Sekretarja e FIFA-s: Do bëjmë mrekulli që Mane të luajë në Botëror

22:42, 10/11/2022

Sadio Mane po mban në ankth Senegalin për shkak të dëmtimit që pësoi vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit.

Përfaqësuesja afrikane shpreson që të lërë shenjë në “Katar 2022”, por me mungesën në fushë të sulmuesit kryesor, planet janë prishur disi.

Mane do të jetë në listën e Senegalit, edhe pse nuk dihet nëse do të rikuperohet në kohë për të luajtur.

Por në Senegal po bëjnë gjithçka që është e mundur dhe këtë e konfirmoi edhe sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, senegalezja Fatma Samura.

Kjo e fundit ka treguar në një intervistë për “Europe 1” se do t’i drejtohen edhe “marabutëve”, liderëve shpirtërorë islamikë në shumë vende të Afrikës, për të ndihmuar në shërimin e Sadio Mane në kohë.

“Ky është një lajm shumë i trishtueshëm. Do të përdorim edhe “marabutët”. Nuk di të them nëse do të jenë efektivë, por do t’i përdorim. Po presim mrekulli. Ai duhet të jetë, Sadio duhet të jetë i pranishëm”, theksoi numri 2 i futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco