Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Llapi turpëron Ballkanin, derbi i Anamoravës mbyllet në paqe

Llapi turpëron Ballkanin, derbi i Anamoravës mbyllet në paqe

17:31, 10/11/2022

Ballkani pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Llapit me shifrat 1-4. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nuk ishin në ditën e tyre më të mirë dhe miqtë nuk falën, duke shënuar nga dy gola për pjesë. ai që hapi llogaritë e sfidës ishte Fernandinho në minutën e shtatë ndërsa në të 35-tën Rivera dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Rivera që ndëshkoi vendasit në të 78-tën ndërsa Gerhard Progni mendoi të thellonte disfatën e Ballkanit në minutën e 90-të. Gjithsesi, Dellova shënoi golin e vetëm për Ballkanin në kohën shtesë (92-tën), një gol që shërbeu sa për statistikë, teksa pas kësaj disfate, skuadra nga Suhareka mbetet në vendin e dytë me 27 pikë ndërsa nga ana tjetër, Llapi ngjitet në vendin e pestë me 19 pikë.

Ndërkohë, nuk pati fitues në derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës teksa dy skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Zabergja në minutën e 67-të ndërsa në të 82-tën Ajzeraj riktheu ekuilibrat. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ekipet ndanë nga një pikë. Pas këtij barazimi Drita mbetet në krye me 32 pikë ndërsa Gjilani është në vend të tretë me 24 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco