Katar 2022/ Deschamps ankohet për kalendarin: Do dëmtohen lojtarët

Katar 2022/ Deschamps ankohet për kalendarin: Do dëmtohen lojtarët

16:29, 10/11/2022

Franca dhe trajneri i saj përgatiten për të mbrojtur titullin e Kampionit të Botës teksa edhe në Botërorin e Katarit udhëtojnë si një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund turneut.

Tekniku Deschamps shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar teksa “Gjelat” janë shortuar në një grup së bashku me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë. Përgatitjet për francezët nisin më datë 14 nëntor, teksa Deschamps ankohet për kohën e pakët që lojtarët kanë në dispozicion për t’u përgatitur.

“Në Botërorin e Brazilit kishim 28 ditë kohë për t’u përgatitur, në Rusi 24, ndërsa këtë vit vetëm një javë. Kjo nuk është diçka e arsyeshme, është e vërtetë që lojtarët këtë herë mbërrijnë më pak të lodhur, por kanë një rrisk më të madh për t’u dëmtuar pasi kanë luajtur shumë ndeshje në një hark kohor të shkurtër. Ata luajnë çdo tre ditë dhe kjo është diçka shqetësuese”, u shpreh Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco