Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ferrari i Schumacher i vitit 2003 u shit për një shumë rekord

Ferrari i Schumacher i vitit 2003 u shit për një shumë rekord

13:53, 10/11/2022

Makina ikonë Ferrari e vitit 2003, e drejtuar nga gjermani Michael Schumacher, u shit në një ankand në Gjenevë për pak më shumë se 13 milionë euro.

Modeli F2003-GA Chassis 229 u bë rekordmeni për çmimin e arritur në mesin e veturave të Formula 1 në epokën moderne, dhe këtë e konfirmoi shtëpia e ankandeve Sotheby's pasi çmimi u arrit zyrtarisht.

Në fund është gati dyfishi i rekordit prej 7.5 milionë eurosh që mbante një tjetër makinë Ferrari, e cila drejtohej po nga kampioni gjerman në vitin 2001.

Me modeli F2003-GA Chassis 229, Schumacher arriti gjashtë fitore në 2003 dhe fitoi të gjashtin nga shtatë titujt e kampionatit botëror të Formula 1.

Falë Schumacher dhe kolegut të tij në atë kohë, brazilianit Barrichello, në vitin 2003 Ferrari fitoi kampionatin e pestë radhazi botëror të konstruktorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco