Pse kombëtarja gjermane duhet të marr me vete shiritin e ylberit në Kupën e Botës

Pse kombëtarja gjermane duhet të marr me vete shiritin e ylberit në Kupën e Botës

12:46, 08/11/2022

Homoseksualiteti është një mëkat, dëmtim nervor, është shprehur shefi i Kupës së Botës së Katarit, Khalid Salman, 60 vjeç.

Me deklaratën e tij çnjerëzore për medien gjermane ZDF është e qartë njëherë e mirë: Kozmopolitizmi që shfaqet shpesh vlen vetëm në atë masë që i shërben vendin, shkruan media gjermane Bild.

Por kësaj fushate i është nënshtruar edhe kombëtarja e Gjermanisë.

Shiriti i ylberit-simboli ndërkombëtar për të drejtat e homoseksualeve –mbetet në dhomën e zhveshjes në Katar.

Ai është zëvëndësuar nga një shirit në të cilën shkruhej ‘One love’, i cili nuk ka asnjë lidhje me të drejtat e homoseksualëve.

Shirit ka për qëllim të mbulojë faktin se nuk guxohet të vendoset një shenjë për lirinë në Katar.

Tani duhet guxim: sepse kushdo që thotë publikisht që homoseksualiteti është dëmtim mendor, sëmundje, ka nevojë për një shenjë të qartë.

Sidomos sepse homoseksualët nga bota arabe marrin dënime drakoniane.

Përgjigja duhet të jetë: Manuel, nxirre  shiritin e ylberit nga kutia e fanellave! Është e vetmja shenjë e duhur për të treguar në turneun e dimrit që transmetohet në mbarë botën: Jo, homoseksualiteti nuk është mëkat. Është mëkat të duash t'i ndalosh njerëzit të të duan. Kombëtarja gjermane duhet ta bëjë këtë më se të qartë./Marrë nga Bild

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco