Trajneri danez bën të ditur listën e lojtarëve: Tre futbollist ‘big’ po luajnë Botërorin e fundit

Trajneri danez bën të ditur listën e lojtarëve: Tre futbollist ‘big’ po luajnë Botërorin e fundit

09:56, 08/11/2022

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka publikuar listën me 21 lojtarët që ka përzgjedhur për Botërorin e Katarit.

Çdo përzgjedhje duhet të ketë 26 futbollistë në listë dhe Hjulmand do ta shtojë listën deri më 13 nëntor, kur është dhe afati i fundit. Megjithatë, tashmë është e qartë se ata pesë lojtarë nuk do të jenë shumë të rëndësishëm për kombëtaren në Katar.

Siç tha Hjulmand, janë dhjetë lojtarë në garë për vendet e fundit, e në mesin e tyre janë Jannik Vestergaard dhe Yussuf Poulsen.

Ky kampionat botëror do të jetë, me të gjitha llogaritë, i fundit në karrierën e tre gjigantë të futbollit danez - Christian Eriksen, Simon Kjaer dhe Kasper Schmeichel, duke qenë se ata do të jenë 34, 37 dhe 40 vjeç në të ardhshmin.

Vetëm tre lojtarë nga lista do të shkojnë për herë të parë në kompeticionin e madh, pikërisht Oliver Christensen, Rasmus Kristensen dhe Jesper Lindstrom.

Në Kupën e Botës, Danimarka do të luajë në Grupin D me kampionët e botës, Francën, Australinë dhe Tunizinë.

Lista e lojtarëve të Danimarkës për Kupën e Botës:

Portierë: Kasper Schmeichel (Nice), Oliver Christensen (Hertha);

Mbrojtja: Daniel Wass (Brondby), Rasmus Kristensen (Leeds United), Jens Stryger Larsen (Trabzonspor), Joakim Maehle (Atalanta), Andreas Christensen (Barcelona), Simon Kjaer (Milan), Joachim Andersen (Crystal Palace), Victor Nelsson ( Galatasaray);

Mesfusha: Pierre-Emile Hojbjerg (Tottenham), Thomas Delaney (Sevilla), Christian Eriksen (Manchester United), Mathias Jensen (Brentford);

Sulmues: Mikkel Damsgaard (Brentford), Andreas Skov Olsen (Club Brugge), Jesper Lindstrom (Eintracht), Martin Braithwaite (Silkeborg), Kasper Dolberg (Sevilla), Jonas Wind (Wolfsburg), Andreas Cornelius (Kopenhagen).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco