Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Ancelotti: Jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët, por jam i kënaqur me pjesën e parë të sezonit

Ancelotti: Jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët, por jam i kënaqur me pjesën e parë të sezonit

09:11, 08/11/2022

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se është i zhgënjyer që Klubi Mbretëror humbi vendin e parë në renditje, por pavarësisht se është i kënaqur me pjesën e parë të sezonit, që i referohet periudhës deri në pushim për fillimin e Kupën e Botës në Katar.

Reali humbi 3-2 ndaj Rayo të hënën dhe kështu zbriti nga vendi i parë në renditje dhe Ancelotti tha se lojtarëve të tij u mungonte forca dhe cilësia për të arritur më shumë në këtë ndeshje.

“Sapo futemi në pauzë për Botërorin, dhe kemi luajtur kaq shumë ndeshje... Sa për mua, pjesa e parë e sezonit ishte shumë e mirë për Realin, e pranoj që nuk arritëm të sigurojmë të njëjtën gjë. Bëmë gabime, na mungonte forca që kishte rivali dhe cilësia që dhamë nuk mjaftoi për këtë ndeshje”, tha Ancelotti.

Pas kësaj, ai tha se lojtarët ndihen të lodhur pas një ritmi shumë të lartë në fillim të këtij sezoni, i cili është përshtatur me Botërorin e Katarit.

"Ne nuk jemi të freskët sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe nuk ishim aq të mirë sa më parë dhe kjo është diçka krejtësisht normale. Kampionati është i gjatë, por sido që të jetë, ne jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët në renditje”, thotë trajneri i Realit.

Deri në pushimin e Botërorit, Reali do të luajë kundër Cadiz në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco