Armando Broja do jetë në Abu Dabi gjatë Botërorit

Armando Broja do jetë në Abu Dabi gjatë Botërorit

22:49, 07/11/2022

Ndërprerja e kampionateve për shkak të Botërorit, do t’u shërbejë shumë skuadrave që t’i japin pak frymëmarrje lojtarëve në një edicion me kalendar të ngjeshur.

Por ky nuk do të jetë fati i Armando Brojës, i cili nuk do të ndalet as në ditët kur në Katar do të zhvillohet Kupa e Botës.

Klubi i Chelseat ka vendosur që të gjithë lojtarët të cilët nuk do të grumbullohen me përfaqësueset e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet, do të grumbullohen në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend jo shumë larg Katarit.

Mësohet se klubi londinez ka planifikuar që këto lojtarë të jenë të gjithë nën urdhrat e trajnerit Graham Poter, i cili do të mundohet që të përçojë më tepër idetë e tij në lojën e ekipit, por edhe të punojë individualisht me futbollistë të veçantë.

Atje pritet të luhen edhe ndeshje miqësore për të mbajtur në formë lojtarët, ndërsa do të presin eliminimin e përfaqësueseve të ndryshme në Botëror dhe lojtarët e tyre që mund t’u bashkohen në këtë fazë të pazakontë përgatitore para kthimit të kampionateve në fundin e dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco