Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

E shave apo u gëzove kur djali yt i shënoi Milanit? Kjo është përgjigjja e Paolo Maldinit

E shave apo u gëzove kur djali yt i shënoi Milanit? Kjo është përgjigjja e Paolo Maldinit

21:49, 07/11/2022

Ndeshja mes Milanit dhe Spezias u zgjidh me një gol në minutat e fundit nga Olivier Giroud.

Por deri në ato çaste, ishte një Maldini që për pak sa nuk ndaloi ecurinë e kuqezinjve në kampionat duke larguar edhe më shumë kreun.

Daniel Maldini, djali i Paolo Maldinit dhe prodhim i akademisë kuqezi, barazoi shifrat në “San Siro” për Spezian, duke krijuar në situatë të pazakontë për legjendën kuqezi i cili tashmë është drejtues i kësaj skuadre.

Sot, ai ka pranuar se përtej situatës në ndeshje, kishte ndjerë krenari si baba për të birin i cili shënoi ndaj Milanit.

Duke marrë çmimin si menaxheri më i mirë i vitit në ceremoninë e “Golden Boy”, ai u ngacmua nga Alesandro Kostakurta, i cili e thumboi pikërisht për episodin në fjalë.

“Kur Daniel bëri golin ndaj Milanit, e shave apo ishte i lumtur?’, e pyeti duke qeshur ish-mbrojtësi kuqezi.

“Ishte e shkruar që Daniel do të shënonte ndaj Milanit. U mundova, me ndihmën e Galianit, që të mos kisha emocione. Por si baba, qartësisht isha me të vërtetë i lumtur”, ishte përgjigja që dha Paolo Maldini rreth atij momenti të pazakontë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco