Tifozët e Liverpoolit marrin tronditjen e dytë brenda ditës

Tifozët e Liverpoolit marrin tronditjen e dytë brenda ditës

17:18, 07/11/2022

Tifozët e Liverpoolit kanë marrë dy lajme “tronditëse” këtë të hënë.

Pasi mësuan se Real Madrid do të jetë kundërshtari i tyre në raundin e 1/16-ave të Champions League, mbështetësit e “The Reds” po ashtu u njohën me lajmin se skuadra e tyre është nxjerrë në shitje.

“The Athletic” raporton se Fenway Sports Group (FSG), pronar aktual i “të kuqve”, po dëgjon ofertat.

Po kështu, sipas të njëjtave informacione, edhe pse ende nuk është e qartë se mund të gjendet një blerës i ri për Liverpool-in, e vërteta është se FSG e ka nxjerrë në shitje pas 12 vitesh.

Kjo është ajo që zbulohet nga një deklaratë në të cilën “The Athletic” ka pasur akses dhe e cila thotë si më poshtë: “Ka pasur një sërë ndryshimesh të pronësive në klubet e Premier League së fundmi dhe në mënyrë të pashmangshme ne pyetemi rregullisht për pronësinë e Fenway Sports Group në Liverpool.

FSG ka marrë shpesh shprehje interesi nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë të Liverpool-it. FSG ka thënë më parë se në kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj nëse do të ishte në interesin më të mirë të Liverpool-it si klub. FSG mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj suksesit të Liverpool-it, si brenda dhe jashtë fushës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco