Shorti i Europa League/ Xavi ‘ankohet’ për Manchester United

Shorti i Europa League/ Xavi ‘ankohet’ për Manchester United

16:52, 07/11/2022

“Ne kemi rivalin më të vështirë që mund të kishim luajtur…përsëri”, tha Xavi sapo mbërriti në sallën e konferencës së shtypit.

Ai e kishte fjalën për shortin e Europa League, që e vendos Barcelonën kundër Manchester United.

Trajneri i katalanasve tha disa herë për fatin e keq të përsëritur: “E marr mirë, të luash kundër më të mirëve është gjithmonë një plus”.

Ai nuk ka dashur të flasë për favorizim, megjithëse ka kujtuar se “Barça nuk e ka fituar kurrë Europa League-n dhe ne do të përpiqemi, është një sfidë për ne, po shkojmë për trofe”.

Sa i përket Manchester United, ai theksoi se “nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, unë do të veçoja grupin, Ten Hag po bën një punë të shkëlqyer.

Dhe Cristiano më duket një lojtar i madh, që ka shënuar një epokë dhe që mund të jetë ende vendimtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco