Haaland kthehet në problem për Guardiolën, City nuk shënon pa ‘robotin’

Haaland kthehet në problem për Guardiolën, City nuk shënon pa ‘robotin’

10:22, 02/11/2022

Manchester City ia doli të mundte Leicester në fundjavë, pa Haaland-in, duke shënuar vetëm një gol nga goditja standarde e Kevin De Bruyne.

Mungesa e Haaland në fushë ishte një sinjal i qartë për Guardiolën.

Sipas një studimi të publikuar nga Manchestereveningneës, Haaland është kthyer paradoksalisht në një problem për Guardiolën. Nëse norvegjezi nuk luan, skuadra ka vështirësi për të gjetur një alternativë.

Haaland ka qenë një makinë golash, ka shënuar plot 22, por në të njëjtën kohë ka kontribuar që të shënojnë edhe shokët e skuadrës.

Manchester City ka shënuar një gol çdo 27 minuta këtë sezon kur Haaland ka qenë në fushë, një përmirësim i ndjeshëm me sezonin e kaluar, ku City kishte një mesatare goli prej 1 në 34 minuta.

Ndërkohë në 363 minutat në të cilat norvegjezi nuk ka luajtur, janë shënuar vetëm 6 gola, që do të thotë një gol në çdo 61 minuta. Në thuajse një orë lojë, do të thotë pothuajse dyfishi i mesatares së sezonit të kaluar.

Qendërsulmuesi norvegjez do të mungojë për ndeshjen në shtëpi me Sevillan dhe po tenton të djegë etapat që të jetë në formë dhe në dispozicion për ndeshjen e Premier League me Fulham. Në këtë hark kohor Kampionët e Anglisë do të kenë mundësinë të testojnë zgjidhje alternative.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco