Kërkojnë kualifikimin, Tonali: Ne nuk kemi frikë, luajmë me dëshirë

Kërkojnë kualifikimin, Tonali: Ne nuk kemi frikë, luajmë me dëshirë

17:03, 01/11/2022

Sandro Tonali është gati për ndeshjen më deçizive të Milanit deri në këtë pikë të sezonit. Mesfushori i kuqezinjve pritet të udhëheqë repartin në sfidën ndaj Salzburg të vlefshme për Champions League teksa italianëve iu mjafton edhe një barazim për të kaluar në fazën e 1/8-tave.

“Presioni normal që është prezent, por nuk duhet të kemi frikë. Nuk është nevoja të ndjehemi të frikësuar, e dimë që Salzburg është një skuadër e fortë, por kemi punuar shumë dhe kjo është e rëndësishme.

Frikën ta lëmë mënjanë për ta përballuar ndeshjen ashtu siç ne dimë. Nuk duhet të futemi në fushë me idenë për të marrë barazimin, është një nga gabimet e vetme që nuk duhet ta bëjmë. Jemi lojtarë me eksperiencë dhe në mendjen tonë duhet të kemi vetëm fitoren. Do të zbresim në fushë me një dëshirë të madhe, por edhe me emocione të cilat duhet të jenë pozitive”, u shpreh Tonali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco