Lojtari i City-t i mbyll 'derën' Real Madrid: Jam mirë në Manchester!

Lojtari i City-t i mbyll 'derën' Real Madrid: Jam mirë në Manchester!

15:42, 01/11/2022

Joao Cancelo përfundoi në fokusin e Real Madrid për merkaton e verës së ardhshme. Anësori i The Citizens është identifikuar nga drejtuesit e Los Blancos si personazhi i duhur për të trashëguar një rol që në të kaluarën është mbuluar me sukses nga Marcelo, teksa Mendy nuk bind pasi nuk ka vazhdimësinë e duhur.

Mirëpo, pengesa më e madhe për të transferuar portugezin në Madrid është vetë lojtari. Së fundmi, Cancelo është shprehur qartë se dëshira e tij është të vijojë si pjesë e Manchester City edhe në vitet e ardhshme pasi ndjehet i lumtur në Premier League.

“Më duhej një periudhë e konsiderueshme për t’u adaptuar me futbollin këtu në Premier League, por tashmë ndihem mjaftueshëm i integruar. Shpresoj që të qëndroj edhe për shumë vite në Manchester, sepse ndihem shumë mirë”, tha Cancelo. Kujtojmë se 28-vjeçari ka një kontratë me The Citizenz deri në vitin 2027 ndërsa vlera e portugezit sipas Transfermarkt është 65 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco