Tirana me probleme përballë Egnatias, titullari i rëndësishëm rrezikon duelin

Tirana me probleme përballë Egnatias, titullari i rëndësishëm rrezikon duelin

10:31, 01/11/2022

Skuadrës kampione të Shqipërisë mund t’i mungojë Sherif Kallaku, i cili ka pasur dhimbje në muskujt e barkut. Stafi mjekësor është duke analizuar me kujdes gjendjen e tij dhe në rastin më të mirë do të pushojë për sfidën me Egnatian, ndërsa në rastin më ekstrem operacion ose riaftësim.

Në fakt, lojtari ka vuajtur, por në takimin me Kukësin ndjeu dhimbje të forta dhe doli para kohe nga fusha me barelë. Edhe Ismajlgeci ka probleme me kontraktimin.

Nëse mungon Kallaku, vendin e tij e zë Limaj, ndërsa ka opsion edhe Lulajn që mund të luajë në mbrojtje dhe Najdovski të spostohet në mesfushë.

Për sa u përket kartonëve, janë dy lojtarë që rrezikojnë. Redon Xhixha dhe Albano Aleksi. Të dy janë me tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Egnatian, humbasin takimin me Vllazninë.

Ndeshja Tirana-Egnatia luhet ditën e enjte në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe kjo për Tiranën është ndeshja e tretë brenda fushës së vet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco