Inzaghi i beson Asllanit për ndeshjen me Bayernin: Po rritet, mund të jetë momenti i duhur për të

Inzaghi i beson Asllanit për ndeshjen me Bayernin: Po rritet, mund të jetë momenti i duhur për të

10:16, 01/11/2022

Simone Inzaghi ka besim të plotë te Kristjan Asllani.

Trajneri i Interit pritet t’ia japë rastin përsëri sonte futbollistit shqiptar, në ndeshjen me Bayern Munichen, e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Madje, trajneri italian insiston se ndeshje si kjo, mund t’i shërbejnë mesfushorit të ri që të bëjë përvojë edhe pse Interi tashmë e ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales dhe sonte luan sa për prestigj me gjigantin bavarez.

“Përkundër atij rasti që tashmë e kemi lënë prapa shpinës (humbja e rastit ndaj Barcelonës), Asllani po rritet shumë dhe po më vë në vështirësi. Si ‘playmaker’ po bën si Calhanoglu. Do ta vlerësojmë nëse si lojtar gjysmë-krahu apo si ‘regjisor’ i lojës, mund të jetë loja e duhur dhe e përshtatshme për Asllanin”, deklaroi trajneri Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco