Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ten Hag kthen sytë nga Milani, kërkon të 'rrëmbejë' Diaz

Ten Hag kthen sytë nga Milani, kërkon të 'rrëmbejë' Diaz

09:09, 01/11/2022

 

Manchester United mbetet një kantier në ndërtim dhe klubi po shqyrton me interes disa emra për të përforcuar skuadrën dhe për t’i dhënë elementet cilësorë trajnerit Ten Hag.

Ndryshimet filluan menjëherë që në merkaton e verës, pikërisht në premierën e trajnerit holandez, por përsëri United ka vuajtur për të marrë rezultatet dhe momentalisht pozicionohet në vendin e pestë në Premeir League me 23 pikë, 8 më pak se kryesuesit e Arsenal.

Së fundmi në skenë është shfaqur Brahim Diaz. 23-vjeçari i Milan, sipas medieve angleze është një dëshirë e Ten Hag, i cili kërkon të pasurojë repartin e sulmit me cilësitë e spanjollit.

Diaz, deri më tani numëron 14 ndeshje, 4 gola dhe 1 asist me kampionët e Italisë në të gjitha kompeticionet, ndërsa po luan sezonin e tij të tretë në Itali.

Ishi i Real Madrid ka një kontratë me “kuqezinjtë” deri në verën e vitit 2025 dhe kartoni i tij është i përballueshëm për arkat e United, pasi vlera e spanjollit llogaritet rreth 25 milionë euro.

Gjithsesi, nuk do të jetë aq e lehtë për të arritur te Diaz, i cili është ambientuar te Milan dhe 19 herë kampionët e Italisë nuk dëshirojnë të privohen nga kartoni i spanjollit.

Sipas medieve angleze, Manchester United pritet që të bëjë një ofertë zyrtare në merkaton e dimrit, një periudhë që do të jetë një barometër i vërtet për të parë se sa larg mund të shkoj ky operacion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco